Lidhje


Gjykata Hollandeze ndalon dërgimin e pjesëve të avionit luftarak F-35 në Izrael

Një gjykatë holandeze e apelit më 12 shkurt urdhëroi qeverinë holandeze të bllokojë të gjitha eksportet e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael, për shkak të shqetësimeve se ato po përdoreshin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar gjatë ofensivës izraelite në Gaza. 

 

“Është e pamohueshme që ekziston një rrezik i qartë që pjesët e eksportuara F-35 të përdoren në shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha gjykata.

 

Gjykata tha se shteti duhej të pajtohej me vendimin brenda shtatë ditëve dhe hodhi poshtë një kërkesë të avokatëve të qeverisë për të pezulluar urdhrin në pritje të apelit në Gjykatën e Lartë.

 

Çështja kundër qeverisë holandeze u ngrit dhjetorin e kaluar nga disa grupe të të drejtave të njeriut, duke përfshirë filialin holandez të Oxfam.

 

Holanda strehon një nga disa magazinat rajonale të pjesëve F-35 në pronësi të SHBA-së, nga të cilat pjesët u shpërndahen vendeve që i kërkojnë ato, duke përfshirë Izraelin në të paktën një dërgesë që kur Izraeli filloi luftën brutale ndaj Gazës së Palestinës më 7 tetor./TRTworld

XS
SM
MD
LG