Lidhje


Kryeministri shovinist i Indisë Modi, i cili ofendoi Pejgamberin a.s dhe islamin, përuron tempullin hindu në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi përuroi tempullin hindu në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale X, Modi tha se është vënë në funksion tempulli hindu, ndërtimi i të cilit përfundoi në Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA). Në një fjalim në përurimin e tempullit hindu, Modi foli me lëvdata për kontributet e EBA-së. Ai tërhoqi vëmendjen se EBA, krahas Burj Khalifa në Dubai dhe xhaminë Sheikh Zaid në kryeqytetin Abu Dabi, njihet edhe me shumë ndërtesa të larta. 

 

Modi theksoi se tashmë EBA i ka shtuar një kulturë të re identitetit të saj.

 

"Tempulli hindu është fryt i punimeve të vështira që kanë zgjatur disa vite", tha Modi duke shtuar se tempulli do të ofrojë kontribut në marrëdhëniet mes Indisë dhe EBA-së.

 

Sipas mediave indiane, në Abu Dabi është hapur tempulli hindu më i madh në Lindjen e Mesme.

 

Tempulli hindu, themelet e të cilit u hodhën m një ceremoni zyrtare në vitin 2019 në EBA, është ndërtuar në një sipërfaqe prej 55 mijë metrash katrorë në afërsi të autostradës Dubai dhe Abu Dabi./AA

XS
SM
MD
LG