Lidhje


A është Netanyahu ende gjallë? – Pikat kryesore që nxisin dyshimet për vdekjen e mundshme të kryeministrit izraelit

 

Lajme të shumta për fatin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po qarkullojnë orët e fundit në rrjetet sociale dhe në disa media në Lindjen e Mesme, duke ngritur pyetje mbi gjendjen e tij apo për faktin nëse është apo jo ende gjallë pas zhvillimeve të fundit të luftës mes SHBA, Izraelit dhe Iranit.

 

Diskutimet janë përhapur veçanërisht në platformën X, ku një numër i madh postimesh virale po thonë se Netanyahu mund të jetë plagosur rëndë apo edhe vrarë në një nga sulmet e fundit ajrore iraniane që mund të ketë goditur një nga rezidencat e tij. Deri më tani nuk ka konfirmime zyrtare për këto pretendime, por disa elemente konkrete po përdoren si bazë për këto lajme.

 

Një nga pikat kryesore që po përmendet është mungesa e Netanyahut në mbledhjen operacionale të kabinetit ushtarak izraelit mbrëmjen e djeshme, e cila sipas raportimeve dhe videos zyrtare të publikuar, u drejtua nga ministri i mbrojtjes Israel Katz. Në diskutimet që po qarkullojnë në rrjet, kjo mungesë interpretohet nga disa komentues si një zhvillim i pazakontë, duke qenë se mbledhje të tilla zakonisht drejtohen nga vetë kryeministri në kohë lufte.

 

Një tjetër element që po përmendet është mungesa e daljeve publike të Netanyahut për rreth 7 ditë, gjë që ka rritur interesin dhe spekulimet në rrjetet sociale. Në disa postime virale pretendohet se deklaratat e fundit që i atribuohen kryeministrit izraelit janë publikuar vetëm në formë tekstuale, pa shoqërim me video apo paraqitje publike.

 

Në këtë kontekst, disa media iraniane, përfshirë agjencinë Tasnim Neës Agency, kanë publikuar raportime që sugjerojnë se Netanyahu mund të ketë qenë objektiv i një sulmi raketor gjatë zhvillimeve të fundit ushtarake. Këto raportime janë shpërndarë gjerësisht nga llogari dhe kanale në rrjetet sociale që ndjekin konfliktin në Lindjen e Mesme.

 

Një tjetër element që është përmendur gjerësisht në rrjetet sociale lidhet me një video të publikuar në datën 12 mars në llogarinë zyrtare të kryeministrit izraelit në rrjetin X, e ku disa përdorues kanë ngritur dyshime mbi autenticitetin e saj. Në diskutimet që po qarkullojnë, ata pretendojnë se në një moment të videos dora e kryeministrit duket sikur ka gjashtë gishta, duke ngritur pretendime se pamjet mund të jenë të manipuluara ose të prodhuara me inteligjencë artificiale. Ky detaj është bërë një nga elementet më të shpërndara në diskutimet online që lidhen me spekulimet mbi gjendjen e tij.

 

Për ta përmbledhur, postimet virale në X po përmendin disa elemente që sipas tyre përbëjnë bazën e këtyre spekulimeve:

 

– mungesa e Netanyahut nga takimi operativ i kabinetit ushtarak
– drejtimi i mbledhjes nga ministri i mbrojtjes Israel Katz
– mungesa e daljeve publike të kryeministrit për mbi 7 ditë
– publikimi i deklaratave të fundit vetëm në formë tekstuale
– raportimet e mediave iraniane që sugjerojnë një sulm të mundshëm ndaj tij
– diskutimet në rrjetet sociale për videon e fundit të publikuar ku disa përdorues pretendojnë se në pamje shfaqet një detaj i pazakontë me gjashtë gishta në dorë.

 

Diskutimet mbi këtë çështje vazhdojnë të përhapen në rrjetet sociale dhe në disa media rajonale, duke e kthyer temën në një nga zhvillimet më të komentuara në hapësirën informative që lidhet me konfliktin mes SHBA, Izraelit dhe Iranit.

XS
SM
MD
LG