Lidhje


Trashëgimtari i fronit britanik Princi William i Uellsit: Të përfundojë sa më parë konflikti në Gaza

Princi William i Uellsit, trashëgimtari i fronit britanik tha se dëshiron që sa më parë të përfundojë konflikti në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga pallati Kensington në emër të Princit të Uellsit thuhet se Princi William ka shqetësim të thellë për humbjet e jetëve në Gaza. Ai theksoi se në Gaza kanë humbur jetën shumë njerëz. "Edhe unë si shumë të tjerë dua që konflikti të përfundojnë sa më parë. Ka nevojë për rritjen e ndihmave humanitare në Gaza. Dërgimi i ndihmave dhe lirimi i pengjeve kanë rëndësi jetike", tha Princi William.

 

"Ndonjëherë rëndësia e paqes së përhershme kuptohet vetëm kur përballemi me madhësinë e vuajtjes së njerëzve. Nuk duhet t'i nënshtrohemi dëshpërimit, as edhe në momentet me të errëta. Shpresoj se do të gjendet një e ardhme më e ndritur dhe se refuzoj të heq dorë nga kjo", tha Princi William.

 

Në muajt që kaluan në parlamentet e Anglisë, Skocisë dhe Uellsit të cilat përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar u votuan mocionet që bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza. Parlamenti anglez e hodhi poshtë mocionin ndërsa parlamentet rajonale të Skocisë dhe Uellsit e pranuan atë.

 

Votimi për armëpushim nuk është zhvilluar ende në parlamentin e Irlandës së Veriut, në të cilin në fillim të këtij muaji u formua një qeveri rajonale dhe një administratë parlamentare. Partia Kombëtare Skoceze (SNP) paraqiti mocionin e dytë në parlamentin britanik. Ky mocion do të diskutohet më 21 shkurt./Nga AA

XS
SM
MD
LG