ShBA-ja sërish vendosi veto në OKB-së për rezolutën e armëpushit në Gaza
Shtetet e Bashkuara vendosën veton të martën në përpjekjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e rrethuar të Gazës, ku numri zyrtar i të vdekurve të palestinezëve ka arritur në 30.000. Projektrezoluta e propozuar nga Algjeria mori mbështetje të gjerë në Këshillin e Sigurimit me 13 vota pro nga 15 shtete anëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin i vetmi anëtar që votoi kundër dhe duke qenë se është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, rezoluta u refuzua për shkak të kundërshtimit të tyre.
Britania e Madhe, një tjetër anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, abstenoi.
Të hënën, ShBA-ja shprehu kundërshtimin e saj ndaj rezolutës dhe paraqiti një draft konkurrues të rezolutës.
Përpara një vetoje të pritshme të ShBA-së, Amar Bendjama, i dërguari i Algjerisë në OKB, u shpreh se e rëndësishme është se ku do të qëndrojmë në këtë kapitull tragjik të historisë.
"Secili prej nesh vendos se ku do të qëndrojmë në këtë kapitull tragjik të historisë", tha Bendjama përpara votimit./Nga Trtworld