Lidhje


" Je Gylenist" -xhemati i irrituar ndaj krerëve gylenist të Kmsh-së / Mediat kombëtare pasqyrojnë përplasjen e djeshme midis besimtarëve dhe myftiut gylenist Lauren Lulit

 

Dje ndodhi një ngjarje aspak e zakontë për nga manifestimi, por vitale për nga rëndësia dhe dinamikat. Siç ishte parashikuar në kuadër të fillimit të muajit të Ramazanit, xhamia Dine Hoxha ka organizuar një seri ligjëratash me hoxhallarë të njohur. Ndërsa dje e hapi këtë seri ligjëratash vet mufti i Tiranës gylenisti Lauren Luli. Nga ana tjerër një fakti të tillë i preku thellë besimtarët të cilët reaguan duke hedhur akuza verbale ndaj myftiut gylenist si shprehje e vullnetit të shtypur heshtazi të shumicës.

 

Shprehje si 'ju jeni ter*rorist', shporruni, nuk ju duam në xhamitë tona, jeni uzurpues të kmsh-së, etj janë ato që më së tepërmi u artikuluan nga xhemati. Kjo që ndodhi nuk kaloi pa u vënë re edhe nga mediat e mëdha të vendit tonë. Media si top-channel, Ballkan web, oranews etj.
Të gjitha paraqitën ngjarjen e djeshme si një kërkesë legjitime të shprehur në kohë demokratike ku liria e fjalës i garantohet të gjithëve, aq më tepër një organi tejet 'legjitim' siç është vet xhemati, populli. Organ nga i cili buron edhe vet ligjshmëria e një institucioni. Ndaj ata që vazhdonë të uzurpojnë zyrat e KMSh-së duket se nuk kanë kurrfarë ndjeshmërie, pasi dorëheqja përballë rrefuzimit të të gjithë xhematit nuk është aspak alternativë reale, e mundshme tek ata.

XS
SM
MD
LG