Lidhje


Osmani: Kosova me Ukrainën deri në fitore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë do të jetë fitore edhe e Evropës. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se fitorja e Ukrainës është fitore edhe ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit. “Është fitore e lirisë. Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka shkruar Osmani, e cila sot në Tiranë mori pjesë në samitin “Ukrainë – Evropa Juglindore”. Ajo tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të vjen bashkë me fitoren e saj në luftën ndaj Rusisë dhe se Kosova do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, kundër agresionit ushtarak rus.

 

Ndryshe, pjesëmarrësit e samitit kanë dalë me deklaratë të përbashkët. Në këtë deklaratë thuhet se agresioni ushtarak i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe përsëritet mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur që nga viti 1991./Nga rtv21.tv

XS
SM
MD
LG