8 Marsi/ Lëvizja emancipuese e gruas në Europën e post Revolucionit Francez dhe ajo e grave në shoqërinë profetike të 1400 viteve më parë
Nga Alban Gorishti/Në fund të shekullit të 18-të gratë në Europë filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë të drejta. Që në atë kohë ato filluan të merrnin pjesë në aksione revolucionare, sidomos në Francë ku pas revolucionit të 1789-ës, u përgatit mjedisi për të drejtat e njeriut, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe të drejtat e barabarta. Po ashtu në Gjermani, kaloi një gjysmë shekulli deri sa një numër i konsiderueshëm grash u politizuan dhe filluan të artikulonin kërkesat e tyre. E këto lëvizje me zhvillimin e revolucionit industrial mbushën Europën me parrulla të cilat luftonin për të drejtat e grave, madje edhe ato për pushtet, prej parrullave të asaj kohe ishte edhe "është jo vetëm e drejtë, por është edhe detyrë përfshirja në politikë dhe në gjithë aktivitetet sociale”.
Por nga ana tjetër Islami ka qenë i prirur të sigurojë të drejtat dhe interesat historike të gruas dhe ndër këto të drejta është që ajo të mos detyrohet për martesë dhe të merret parasysh mendimi i saj në këtë çështje, por edhe pjesmarrja e saj në një sërë aktivitetesh dhe fushash jetësore.
“O i Dërguari i Allahut! Unë jam një grua që merrem me shitblerje në treg. Kur dua të blej diçka, jap një çmim më të ulët se ai që kam menduar. Pastaj ia ngre çmimin në nivel normal. Kur dua ta shes, në fillim kërkoj për të një çmim më të lartë se normalja, pastaj e zbres në nivel normal.” Atëherë, i Dërguari i Allahut i tha: “O Kajle, mos vepro kështu! Kur dëshiron të blesh diçka, propozo një çmim normal, pastaj e blen ose nuk e blen. Edhe kur kërkon të shesësh diçka, kërko çmimin normal të atij malli, pastaj ose e shet, ose s’e shet dot!” Ibn Maxhe, Tixhareh, 29
Një vajzë e re erdhi te i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: O i Dërguari i Zotit, babai im më martoi me djalin e vëllait të tij, por unë nuk e pranoj atë që ka bërë babai im, kështu ai, paqja e Allahut qoftë mbi të, tha: "Je e lirë nga ky angazhim, nuk ka martesë për ty. Martohu me kë të duash.Ndërsa ajo ia ktheu: "Gjithesi unë e pranoj atë që veproi babai im , por doja që gratë të dinin se baballarët nuk kanë të drejtë të ndërhynë në zgjedhjet e vajzave të tyre. Ndërsa pejgamberi a.s heshti dhe e aprovoi fjalën e saj" Transmetojnë Nisai 3269 dhe Ahmedi 25043, etj.
Legjislacioni islam, në sistemin e tij unik, i jepte gruas të drejtën për të ndërprerë marrëdhënien martesore ashtu siç ua jepte burrave këtë të drejtë. Kjo vajzë mundet të quhet ajo që e para i specifikoi dhe artikuloi qartësisht (në aspektin njerëzor jo hyjnor) të drejtat që natyrshëm gëzon gruaja në islam, ndaj fjala e saj mundet të konsiderohet një 8 mars në aspektin e asaj që simbolizon kjo festë. Ajo qartësisht "sanksionoi" me zë atë që për shumë kohë ishte varrosur nga errësira pagane e cila e trajtoi femrën si plaçkë. Së bashku me ardhjen e Islamit, në pozitën e femrës (gruas) ndodhën ndryshime me rëndësi. Ndaj ajo me islamin i fitoi të drejtat e saj të natyrshme shumë kohë më parë 8 marsit (si koncept modern), edhe nëse e urrejnë apo e duan këtë fakt burrat.
Pejgamberi a.s pati thënë : “Allahu im! Çdokujt i kërkoj me forcë të ruhet nga shkelja e të drejtave të dy vetëve të dobët: jetimit dhe femrës (gruas)!”Ibni Maxhe, Edeb, 6
Në këtë sens, gëzuar 8 marsin gra dhe nëna