Lidhje


Ben spiuni vlerësohet në Prishtinë

Nga hoxhë Husamedin Abazi
 
 
Spiunët e Serbisë (Jugosllavisë) dhe të Greqisë vazhdojnë të vlerësohen edhe sot në panairet e librit në Tiranë dhe Prishtinë. Kë përfaqësojnë vallë këto juri që nënçmojnë kombin dhe fyejnë inteligjencën tonë kombëtare? Si është e mundur që një person i akuzuar prej kohësh si spiun, si Ben Blushi, dhe libri i tij antikombëtar "Unë jam mysliman", të shpallen autori dhe libri më i vlerësuar i Panairit të Librit?
 
Publicisti dhe shkrimtari Xhevat Mustafa, në gazetën "Bota Sot" të datës 22.06.2026, përpiqet t’ia zbulojë fytyrën kësaj specieje që ende nuk po zhduket nga mesi ynë.
 
 
"Ben Blushi është i vetmi gazetar, që kam shkarkuar në mediat ku kam qenë në poste drejtuese. Në mbrëmjen e 13 korrikut 1992, kur Ambasada e Francës organizonte një mbrëmje me rastin e Festës së tyre kombëtare, Ben Blushi, gazetar në gazetën "Rilindja Demokratike"(RD), pa dijeninë time si Sekretar Kolegjumi( zv.kryeredaktor) shkon në shtypshkronjë dhe fut një lajm të shkurtër në fund të f.1 të RD. Sipas këtij lajmi, "një grup djemsh dhe burrash nga Kosova( përfshirë edhe nga familja Adem Jashari) përgatiteshin nga instruktorë ushtarakë të Ushtrisë së Shqipërisë si luftëtarë të njësiteve të para, "bërthamës" të UÇK në një nga lagjet e Elbasanit..."!
 
 
Kur doli gazeta të nesërmen në mëngjes më telefonon Berisha. Ishte i zemëruar.
-Si e keni futur atë lajm? - më pyeti.
Nuk e kisha parë akoma dhe kur e lexova, pas befasisë, u zemërova dhe unë.
-Mblidh stafin dhe gjeni se cili e ka futur atë lajm! Dhe të pushohet qysh sot autori i tij!- më urdhëroi Berisha.
Pas pak minutash mblodhëm stafin.
-Cili e ka futur këtë lajm?- i pyeta të gjithë.
Pas një ngurimi, e mori përsipër autori, Ben Blushi.
-Kam dy pyetje- i thashë. Përse e fute pa dijeninë tonë si drejtues? Dhe "kujt i shërben ky lajm, veç Jugosllavisë dhe Greqisë?"
Beni u mundua të justifikohej se ishte thjeshtë një informacion...për lexuesit!?
-Më vjen keq, por kam urdhër të pushohesh nga puna në RD!- i thashë.
 
 
Brenda pak orëve ky lajm, për më tepër botuar në gazetën e partisë në pushtet, "u kap në ajër" nga mediat jugosllave, greke, ruse dhe në disa vende të tjera.
Në shenjë solidariteti me Benin, atë ditë e të nesërmen, u larguan nga RD edhe 6 gazetarë të tjerë. Shkuan kryesisht tek "Koha Jonë"...!? Natyrisht, RD nuk u mbyll nga ikja e këtij grupi gazetarësh rrogëtarë. Në të kundërtën, u pastrua nga disa "mishra të huaj"...!
 
 
Ky vlerësim për Ben Blushin bëhet edhe më absurd e i pajustifikuar, kur dihet se ai vetë ka dhënë jo pak raste, me shkrim e me gojë, përbuzjeje ndaj shqiptarëve veriorë dhe myslimanë! Ky akt i jurisë së Panairit të Librit më 21 qershor 2026 jep arsye të mendohet se edhe në fushën e kulturës "majtizmi", titizmi, enverizmi, udbashizmi... edhe në Prishtinë, ashtu si në Tiranë,...ndjehen dhe janë të pranishëm! Edhe më keq, të plotfuqishëm!"
XS
SM
MD
LG