A e mësuan egjiptianët e lashtë shkrimin nga sumerët e vjetër?
Hieroglifet egjiptiane dhe kuneiforma sumeriane shfaqen në po thuaj të njëjtën kohë në të dhënat historike (kuneiforma: 3500 pes; hieroglifet: 3200 pes).
Kjo ndoshta nuk është një rastësi.
Kishte rrugë të njohura tregtare dhe ndikime midis Egjiptit dhe Mesopotamisë në atë kohë. Hieroglifet egjiptiane gjithashtu shfaqen papritur në të dhënat historike si një sistem shkrimi i plotë, ndërsa shkrimi kuneiform kishte mijëra vjet evolucion përpara se të mund të përdorej për të shkruar sumerishten.
Por hieroglifet egjiptiane janë shumë të ndryshme nga kuneiforma sumeriane.
Kuneiform është një kombinim i simboleve që përfaqësojnë fjalë (të quajtura logograme) dhe simbole që përfaqësojnë rrokjet.
Hieroglifet egjiptiane, nga ana tjetër, janë një përzierje fonogramesh (që tregojnë një shqiptim), logograme (që tregojnë një fjalë) dhe ideograme (që ju dhanë një perceptim se si të interpretonin shenjat e tjera rreth tyre). Shenjat fonetike mund të përfaqësojnë diku nga 1-3 bashkëtingëllore (zanoret nuk janë shkruar). E njëjta shenjë mund të përdoret për të tre funksionet në varësi të kontekstit.
Hieroglifet egjiptiane pasqyrojnë gjithashtu florën, faunën dhe ideologjinë lokale, por jo ato të Mesopotamisë. Duke pasur parasysh se sa të ndryshëm janë dy sistemet e shkrimit, nuk ka gjasa që egjiptianët të kenë huazuar drejtpërdrejt kuneiformën. Në vend të kësaj ata ndoshta huazuan *idenë* e shkrimit të fjalëve./Përkëthyer nga Linguistic discovery