Lidhje


18 mënyra të shkëlqyera për të ndërtuar pozitivitet, këmbëngulje dhe besim në punë

1. Mbani mend "Pse-të" tuaja


Mbani mend "pse-të" tuaja dhe ndikimin që keni tek të tjerët. Kujtojini vetes arsyet më të thella për të cilat keni zgjedhur rrugën tuaj të karrierës dhe kontributet pozitive që i jepni organizatës, ekipit ose klientëve tuaj.

 

2. Përqendrohuni në pikat tuaja të forta ato unike


Mendoni për vlerat, pikat e forta, kontributet dhe arritjet tuaja unike. Përqendrohuni në aftësitë tuaja dhe sukseset e kaluara. Kjo do të ushqejë një mentalitet pozitiv, elasticitet dhe besim në punën tuaj.


3. Mos harroni se ju jeni vlerë e shtuar


E vetmja gjë që çdo profesionist duhet të mbajë mend për të qëndruar pozitiv, këmbëngulës dhe i sigurt në punë është: "Unë jam një person me vlerë, unë jam vlerë e shtuar." Ky është thelbi i arsyes së vërtetë për t'u paraqitur në punë çdo ditë.


4. Jepni më të mirën tuaj


Kujtojini vetes se sa më shumë kontribuoni aq më mirë është për ju.


5. Hidh shikimin pas në mënyrë që të shikosh para


Ne të gjithë duam të jemi dhe të japim më të mirën tonë, megjithatë ka ditë ose javë kur nuk ndihemi në gjendjen tonë më të mirë. Të shikosh prapa për të parë përpara është një ushtrim i dobishëm. Shikoni pas në një kohë kur keni kapërcyer diçka që nuk e kishit menduar se do të mund ta bënit. Shikoni si u ndjetë dhe çfarë keni bërë atëherë për ta kaluar atë situatë.


6. Kuptoni fuqinë e vetë-efikasitetit


Nëse keni parë ndonjëherë një filxhan kafeje të zbukuruar me fjalët "Ajo besonte se mund tia arrinte, ndaj ia doli ", kjo është fuqia e vetë-efikasitetit. Por nëse vendosja e kësaj fjale në një filxhan mund të mos sjelli fitime të konsiderueshme, vendosja e saj para syve ju çon deri tek qëllimi juaj.


7. Ruani motivimin duke kujtuar qëllimin tuaj


Qëndrimi i motivuar mund të jetë një luftë, megjithatë është thelbësore që nënpunësit të shohin angazhim të qëndrueshëm nga udhëheqësi i tyre. Udhëheqësit duhet të qëndrojnë të motivuar – në kohë të mira dhe në kohë sfiduese. Kjo u kujton udhëheqësve rëndësinë e rolit të tyre


8. Mos harroni se jeni të mirë në atë që bëni


Periodikisht, qoftë fjalë për fjalë apo në mënyrë figurative, rilexoni CV-në tuaj. Ndonjëherë harrojmë: "Unë di ta bëj mirë punën time". Mund t'ju duhet t'i kujtoni vetes se jeni të mirë në atë që bëni. Merrni kohë për të vlerësuar arritjet, talentet, gjërat që keni kapërcyer, rekomandimet e kështu me radhë.


9. Ruajtja e perspektivës


"Edhe kjo do të kalojë", siç thotë shprehja. Të kesh perspektivë është thelbësore për të qëndruar pozitiv, këmbëngulës dhe të sigurt në punë. Kohë të vështira u ndodhin të gjithëve dhe askush nuk është gjithmonë në krye. Mund të bëni një hap prapa, por ti shikoni më gjerë gjërat.


10. Pyete veten: 'Cila është më e keqja që mund të ndodhë?'


Anët negative ose rreziqet, në nivel personal, janë pothuajse gjithmonë të mbivlerësuara në mendjet tona. Edhe rasti më i keq i "Po sikur të më pushojnë?" shumë rrallë çon në një rënie të përhershme të potencialit, pasi mundësitë e reja shpesh përfundojnë me rezultate më të mira.


11. Vendos në punë


Nëse ndiheni nervoz se çdo gjë që po përpiqeni të arrini mund të mos funksionojë, mbani mend se nëse punoni, po bëni shumë më tepër për ta realizuar atë sesa do të bënte një person mesatar.


12. Njihni vlerën tuaj


Vlera juaj nuk përcaktohet nga titulli juaj i punës, marka e kompanisë suaj ose përgjegjësitë tuaja profesionale. Vlera juaj bazohet në dashurinë, hirin dhe dhembshurinë që i jepni përpjekjeve tuaja çdo ditë.


13. Kujtoni se gabimet janë të pashmangshme


Profesionistët duhet t'i kujtojnë periodikisht vetes se gabimet janë të pashmangshme; në fund të fundit, ne jemi njerëz. Është thelbësore të qëndroni pozitivë, të mbani kokën lart dhe të reflektoni mbi ndikimin pozitiv që keni në punën tuaj.


14. Shikoni çdo hap që keni bërë si progres


Shikoni vendin ku keni arritur si përparim nga ku keni qenë ose prej nga e keni nisur. Është kaq e lehtë të përqendrohesh në atë që nuk e ke arritur ende, por një kujtesë periodike për atë që ke bërë për të arritur drejt qëllimeve të tua do të vërtetonte se lëvizja jote është përparim


15. Rilidhuni me "Pse bëni atë që bëni"


Kthehuni gjithmonë te "pse-të" tuaj personale. Gjithmonë do të ketë stres që vjen në mënyra të ndryshme. Lidhja e rregullt me arsyen pse po bëni diçka (prindërimi, marrja e një sfide në punë, mësimi i një aftësie të re, përballja me një klient ose koleg të vështirë) mund të krijojë elasticitet, kështu që ju mund të riktheheni nëse rrëzoheni, duke fituar qëndrueshmëri në mënyrë që të mos rrëzohesh përsëri si herën e parë.


16. Reflektoni për talentet tuaja


Në udhëtimin e rritjes profesionale, është thelbësore të ndaloni dhe të reflektoni mbi talentet dhe aftësitë e veçanta që zotëroni. Përqafoni talentet dhe kontributet tuaja unike; është thelbësore për ruajtjen e motivimit, elasticitetit dhe besimit. Njohja e vlerës tuaj të veçantë frymëzon një mentalitet pozitiv, nxit këmbënguljen dhe rrit sigurinë në vetvete në kapërcimin e sfidave të karrierës.

 

17. Zhvilloni vetëbesimin


Vetëbesimi neglizhohet si një superfuqi e rëndësishme. Vetëbesimi ju lejon të jeni autentikë dhe të ftoni të tjerët në një mjedis pune të besueshëm dhe bashkëpunues. Lërini të tjerët të njihen me aftësitë tuaja të cilat i keni sjellë në një projekt, mos i merrni gjërat personalisht dhe reflektoni për atë që keni bërë mirë çdo javë dhe ku mund të bëni më shumë përparim në javën e ardhshme. Të gjitha këto janë sjellje të dobishme në ndërtimin e vetëbesimit

 

18. Filloni ditën me vetë-bisedë pozitive


Kur i trajnoj klientët dhe ata thonë se nuk ndihen të sigurt, i sugjeroj të bëjnë një listë të vazhdueshme të asaj që kanë arritur atë ditë dhe reagimet pozitive që kanë marrë. Pastaj, e adoptoj vetë këtë këshillë. Sfidat dhe gabimet janë gjithmonë më të lehta për t'u mbajtur mend; kështu funksionon truri. Filloni ditën me vetë-bisedë pozitive! - Wendy Hanson, New Level Work/ Përkthyer nga forbes.com

XS
SM
MD
LG