Duke kërkuar paqe nëpër peizazhe pas dekadash traume
Një autobiografi e autores britaniko-pakistaneze i cili përdor vizualen në tokat e rrafshta të Britanisë së madhe dhe Pakistanit për të gjetur shërim
Tokat e rrafshta, si zonat e baticës së gjirit Morecambe ose arkipelagu skocez Orkney, mund të duken të pafunda por po ashtu shtrënguese. Autorja britanike Noreen Masud fillimisht donte të shkruante për këto mjedise për shkak të kujtimeve nga rinia e saj në Pakistan.Fëmijëri në Lahore ishte thellësisht e palumtur, pasi babai i saj doktor i përgjitshëm e mbante gruan e tij britanike dhe katër vajzat e tyre të mbyllura në shtëpinë e tyre. Vajzat lejoheshin vetëm të shkonin në shkollë dhe asgjë tjetër. Noreen shikonte nga dritarja e makinës për gjetur ngushëllim duke vështruar fushat e rrafshta bujqësore që shihte të shirita larg zonave urbane të Lahores.
Debutimi i Masud, kujtimet e udhëtimit "A Flat Place", vjen përvojat e saj në terren. Autorja, lektore e letërsisë së shekullit të 20-të në Universitetin e Bristolit, ofron një eksplorim të shumëanshëm të traumës, peizazhit dhe ndikimit të kolonializmit. Në moshën 15-vjeçare, prindërit e saj u divorcuan dhe babai i saj mohoi gjithçka, përveç motrave më të vogla. Adoleshentja Noreen e gjeti veten duke jetuar me nënën e saj në Fife në bregun lindor të Skocisë dhe më pas studioi Letërsi Angleze në Universitetin e Kembrixhit. Shkrimi i saj i pazakontë dhe i ngarkuar emocionalisht, përfshin pesë lokacione britanike, siç janë edhe Ely dhe Fens në Cambridgeshire, grykën e Orford Ness në Suffolk dhe tokën e përbashkët të Town Moor të Newcastle.
Masud është përballur prej kohësh me ndarjen e saj pothuajse totale nga shoqëria pakistaneze, duke e çuar atë drejt një diagnoze të çrregullimit kompleks të stresit post-traumatik (CPTSD). Sfidat e kësaj diagnoze përfshijnë surrealen (ku gjithçka duket joreale) dhe vështirësinë me intimitetin. PTSD që ne e lidhim me zonat e luftës, ka të bëjë me rikthime të përvojave traumatike të cilat ndikojnë në tjetërsimin e shijes së jetës. Në të kundërt, CPTSD nuk ka ngjashmëri të tilla, por rezulton në rraskapitje të pafundme për shkak të mos të ndjerit kurrë i sigurt. Ndërsa mizoria e babait të saj nuk kishte kufi, Masud e lidh sheshtësinë e tokave me ndikimin e ulët të CPTSD-së së saj.
Në përshkrimin e CPTSD-së së saj, Masud thekson traumën postkoloniale që Pakistani ende vuan. Shumë nga përvojat që përjetoi Noreen ishin pasoja jo të Islamit, por të padrejtësive të bëra në nënkontinent nga Perandoria Britanike. Për Masud, me trashëgiminë e saj kashmiriste dhe pakistaneze, më të dëmshmet nga të gjitha ishin kufijtë e ndarjes së Cyril Radcliffe, të cilat çuan në krijimin e një Indie dhe Pakistani të pavarur. Të lindur nga injoranca britanike,i një papërgjegjshmërie dhe interesi vetjak, këta kufij rezultuan në lindjen e përgjakur të dy kombeve në vitin 1947. Sipas autores, vetëm në këtë sfond politik mund të kuptohen tragjeditë personale të dhunës së babait të saj.
Kujtimet e saj të udhëtimit trajtojnë gjithashtu disa çështje të rëndësishme bashkëkohore. Seksionet britanike të librit nxjerrin në pah padrejtësinë e kolonializmit. Duke hedhur dritë mbi skllavërinë moderne përmes vdekjes së të paktën 21 azil kërkuesve të trafikuar ilegalisht në Gjirin Morecambe në 2004, autorja thekson realitetet e shfrytëzimit të punës në peizazhe ndryshe, gati idilike. Në Orford Ness, ajo përballet me historinë e fshehur të Korpusit të Punës Kineze që luftoi për aleatët gjatë Luftës së Parë Botërore. Në Newcastle's Town Moor, ajo hulumton historinë e turpshme të kopshtit zoologjik njerëzor, të banuar nga njëqind senegalezë të mbajtur atje në vitin 1929. Në dyqanet e dhuratave dhe dyqanet antike gjatë udhëtimit të Masud, autorja ndeshet me praninë nxitëse të gollivogëve dekorativë.
Pjesë të kujtimeve të Masudit hedhin dritë mbi trashëgiminë e saj pakistaneze. Si një britanike aziatike e ndërgjegjëshme politikisht, autorja kërkon të përmbysë stereotipet mbizotëruese anti-Pakistaneze dhe islamofobe të përdorura zakonisht në të ashtuquajturat kujtime të mjerimit mysliman. Këto janë autobiografi, të shkruara zakonisht nga ish-shkrimtare femra muslimane, të cilat shpesh paraqesin një pamje të ekzagjeruar të vuajtjeve dhe shtypjes nën Islam. Masud mundohet të tregojë se nëse babai i saj ishte “kulturalisht konservator”, ai nuk ishte aspak fetar konvencional apo mizogjen.
Supozimet perëndimore për jugun global gjithashtu merren në konsideratë. Një vend i rrafshtë prek perceptimin e përhapur në Perëndim se njerëzit me ngjyrë shpesh kanë një kapacitet të pafund për të thithur vuajtje pa ndikim negativ. Sipas Masud, kjo ndodh sepse Perëndimi nuk i sheh njerëzit me ngjyrë si plotësisht njerëzor. Kur ajo do t'u tregonte britanikëve për fëmijërinë e saj abuzive, ata do të gjykonin paplotësuar tërë panoramikën, sikur burgimi të ishte një gjë normale për vajzat në Pakistan. Një vend i rrafshtë ekspozon natyrën njëdimensionale të supozimeve të tilla duke theksuar se një edukim i tillë ishte shumë i pazakontë për shumicën e pakistanezëve.
Një fushë ku "A Flat Place" eksploron pikat bashkëkohore me rëndësi jetike, është ajo e sfidës ndaj narrativës së mirëpërcaktuar të përjashtimit dhe rikthimi i ndjenjës së përkatësisë për njerëzit me ngjkyrë brenda mjediseve natyrore. Masud tregon se ka kohë që ekzistojnë shumë njerëz me ngjyrë në fshatrat britanike, megjithatë ata nuk e shfrytëzojnë dot kohën e tyre të lirë pasi më shpesh punojnë në punë të rrezikshme bujqësore apo të peshkimit me pagesa të ulta. Ndërsa shpreh dashurinë e saj për tokat e sheshta, ajo vë në dukje njëkohësisht se këto hapësira në natyrë “përmbajnë gjithashtu dhimbjen e shtrirë të njerëzve me ngjyrë të detyruar në punë të vështira e të rrezikshme nga kufizimet e lëvizjes së lirë ose të anashkaluara historikisht ku shpesh prania e këtyre njerëzve është një shqetësim”.
Libri u shkrua gjatë pandemisë globale dhe Masud paraqet një perspektivë jokonvencionale për bllokimin e parë të vitit 2020. Duke pasur parasysh CPTSD-në e saj, shkrimtarja shijoi kryesisht rrethanat e pashembullta të pandemisë. Për të sëmurët mendorë, bllokimi mund të shërbejë si një çlirim i papritur nga presionet dhe pritshmëritë e botës së jashtme. Ndërsa të tjerët ishin të preokupuar me "rrafshimin e kurbës" ose sa tngushtë ndiheshin në izolimin e tyre, por në fund të fundit distancimi i saj sociale ishte çlirues .
Duke medituar mbi këto dhe tema të tjera të ndërlikuara, "Masud's A Flat Place" paraqet një rishkrim befasues të peizazheve të Azisë Jugore dhe Britanike. Duke ngacmuar nocionet mbizotëruese, libri e vendos këtë autore të re si një zë të ri dhe ndikues në letërsinë bashkëkohore./Nga hypfen