Lidhje


Shqiptarë obligimi islam i haxhit nuk është pelegrinazh, por është haxh dhe asgjë tjetër!

Nga Mustafë Bajrami 
 
 
Për të disatën herë e potencoj: Obligimi islam i haxhit nuk është pelegrinazh, por është haxh dhe asgjë tjetër!
Ibadeti i haxhit ka domethënie specifike në Islam, prandaj Allahu ia ka përgjedhur këtë emërtim madhështor, specifik, të veçantë dhe shumë domethënës!
Mos bini në "kurthën" e atyre që nuk i njohin këto gjëra, ose të atyre që i njohin por qëllimisht dëshirojnë të denigrojnë madhështinë e haxhit!
Pelegrinë u thuhet edhe serbëve që vijnë nga Serbia të vizitojnë Graçanicën!
 
 
Pelegrinë u thanë edhe atyre që u përpoqën të bëjnë akte terroriste në Manastirin e Banjës në veri të Kosovës!
 
Nëse haxhinjtë i quani pelegrinë e haxhin pelegrinazh, atëherë edhe këta të fundit quani haxhinjë!!!
 
Nuk çuditem me njerëzit që nuk i njohin shkencat islame, të cilët i keqinterpretojnë ose nga injoranca ose qëllimshëm!
 
Por çuditem me disa hoxhallarë dhe njohës të Islamit të cilët nuk do të duhej të bënin këso gabime!
 
Sa amatere, aq kardinale!
 
Bile, më bëjnë të ndjehem shumë keq kur disa në emër të një moderniteti, në emër të një gjuhe kinse moderne-patriotike përdorin këso terme skandaloze!
 
Haxhi është haxh, o njerëz të mirë!
 
Është njëri prej pesë kushteve bazë të Islamit!
 
Nuk është pelegrinazh, a jeni tu nie...!
XS
SM
MD
LG