1871 Fotografia e fundit e Isa Boletinit para se të vritej
Kjo është një fotografi e rrallë dhe mbase e fundit e heroit të kombit, Isa Boletini e bërë në shkurtë të vitit 1916. Ai është fotografuar së bashku me publicistin austriak, i cili kishte qenë edhe një mik i shqiptarëve, Leo Freundlich, pak ditë para se të vritej nga malazezët.Fotoja mëposhtë është publikuar në gazetën nga Viena, “IW”. Po kush ishte Isa Boletini:
Lideri i krahut ushtarak të Ismail Qemalit, është lindur më 15 janar 1864 në Buletin, por me prejardhje ishte nga fshati Isniq i Deçanit dhe njihej si Isa Shala. Ishte ushtar dhe pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit më 1878. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. U vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet.
/Zëri/