Kopshtet e varura të Babilonisë, mrekulli e botës antike
Kopshtet e varura të Babilonisë ishin kopshtet përrallore që zbukuruan kryeqytetin e Perandorisë Neo-Babilonase, të ndërtuar nga mbreti i saj më i madh Nebukadnetzari II (r. 605-562 pes). Një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë, ato janë e vetmja mrekulli ekzistenca e të cilave është e diskutueshme nga historianët. Disa studiues pretendojnë se kopshtet nuk ishin në Babiloni, por në fakt në Ninive, kryeqyteti i Perandorisë Asiriane, ndërsa të tjerë i përmbahen shkrimtarëve të lashtë dhe presin arkeologjinë për të dhënë prova definitive.
Të tjerë ende besojnë se kopshtet janë thjesht një pjellë e imagjinatës së lashtë. Vetë arkeologjia në Babiloni dhe tekstet e lashta babilonase heshtin lidhur me këtë çështje, por shkrimtarët e lashtë i përshkruajnë kopshtet sikur të ishin në kryeqytetin e Nebukadnetsarit dhe të ekzistonin ende edhe në kohën helenistike. Natyra ekzotike e kopshteve në krahasim me objekte më të njohur grekë në listë dhe misteri që rrethon vendndodhjen dhe zhdukjen e tyre i kanë bërë Kopshtet e Varura të Babilonisë më tërheqëset nga të gjitha Shtatë mrekullitë.
Babilonia dhe Nabukadnetzari II
Babilonia, e vendosur rreth 80 km (50 milje) në jug të Bagdadit modern në Irak, ishte një qytet i lashtë me një histori vendbanimesh që daton në mijëvjeçarin e 3-të pes. Periudha më e njohur në historinë e qytetit ishte në shekullin e 6-të pes gjatë mbretërimit të Nebukadnetsarit II, kur qyteti ishte kryeqyteti i Perandorisë Neo-Babilonase. Perandoria ishte themeluar nga babai i Nebukadnetsarit, Nabopolasar (r. 625-605 pes) pas fitoreve të tij mbi Perandorinë Asiriane. Nabukadnetsari II do të vazhdonte të lartësonte famën e Babilonisë edhe më tej, duke përfshirë pushtimin e Jerusalemit në 597 pes. Mbreti babilonas më pas filloi ta bënte kryeqytetin e tij një nga qytetet më të shkëlqyera në botë. Porta e Ishtarit është ndërtuar shek. 575 pes me kullat e tij të bukura dhe përshkrimet në pllaka të kafshëve që me njëmend kanë ekzistuar por edhe të tjerëve më imagjinare, një mur i dyfishtë me tulla 7-20 km rrethoi qytetin - më i madhi i ndërtuar ndonjëherë - dhe më pas, ndoshta, ai i shtoi atyre edhe kopshtet e gjera të kënaqësisë dhe freskisë, fama e të cilëve u përhap në të gjithë botën e lashtë.