A e dinit se ekziston një “Shqipëri” tjetër?Ja ku ndodhet
Fakt i çuditshëm, por se ekziston edhe një “Shqipëri” në Kaukaz dhe që ndërkombëtarisht njihet si “Caucasian Albania”. Albania Kaukaziane si shtet shtrihej në Kaukazin lindor, në territorin e Azerbajxhanit të sotëm, në Dagestanin jugor dhe në Gjeorgji. Në vitin 387 pas Krishtit, gjatë ndarjes së Armenisë në mes të Perandorisë Sasaniane dhe Perandorisë Romake, territori i Albanisë Kaukaziane u nda në dy zona: Aghuak dhe Utik , të cilat iu dhanë Armenisë.
Pas luftërave të shumta që pasuan ato u aneksua krejtësisht nga Perandoria Sasaniane deri në shekullin VIII-t. Kryeqyteti i Albanisë Kaukaziane deri në shekullin e VI-të ishte Kabala. Më pas u bë kryeqytet Partavi. Albania Kaukaziane deri në shekullin e XIII-të njihej me emrin Persian Arran (Ardhan).
/infoculture