Lidhje


Bija ime, në Gaza nuk ka Bajram

Shkruan: Hamzi Ibraimi

 
Bija ime, nesër është Festa e Kurban Bajramit. Ne këtë ditë e festojmi me gëzime, përqafime dhe vizita tek më të dashurit tanë ku dhe e ndajmë sofrën me të tjerët. Por në Gaza, fëmijët nuk kanë festë. Nuk kanë as rroba të reja, as kurban, as lodra, e as qetësi. 

 

Bija ime ne këtu në këtë dit festë presim Kurban ndërsa në Gazza fëmijët shkojn kurban të gjenocidit që zhvillohet nga shteti I_zrae_lit. Bija ime fëmijët në Palestin nuk kanë festë.

   

Ata nuk zgjohen nga zëri i ëmbël i nënës, por ata zgjohen nga krisma dhe zhurma që ua copëtojnë ëndrrat. Ata nuk mund të veshin rroba të reja por ata mbështjellen me qefin, ata prindër nuk mund të ulen në sofrën e Bajramit më fëmijët e tyre , ata fëmijë kanë haruar edhe të qeshin. Sepse atyre iu është vjedhur fëmijëria dhe lumturia nga okupatori Iz_ra_elit.

 

Ndërsa ne ndajmë kurbanin me fqinjët, ata ndajnë pak ujë mes rrënojash. Ndërsa ne qajmë nga gëzimi, ata heshtin nga dhimbja. Edhe këtë Bajram, sikur çdo Bajram tjetër, botës i mungon festa në sytë e atyre fëmijëve.

 

Bija ime festa e kurban Bajramit neve na kujton sakrificën, por edhe përgjegjësinë tonë ndaj tjetrit. Dhe ne këtë përgjegjësi nuk mund ta harojmi, nuk duhet të heshtim. Sepse heshtja përballë padrejtësisë nuk është neutralitet është qëndrim.

 

Ndaj, le ta kthejmë këtë Bajram në thirrje për drejtësi. Le të mos mjaftohemi me ndarjen e kurbanit në lagjen tonë, por të ngremë zërin për ata që s’kanë as strehe. Të jemi solidarë jo vetëm me bukë, por edhe me ndërgjegje.

 

Andaj bija ime e vogel të lusim Zotin që ky Kurban Bajram le të mos jetë më vetëm për ne por le të jetë edhe për fëmijët e Palestinës. Qoftë mëshira paqja e Zotit me popullin e Palestinës mbi fëmijët e palestinës.

 

XS
SM
MD
LG