Lidhje


Ja çfarë bën bulizmi te femijët

Kjo është vajza ime 6 vjeçe, e shtrirë në spital, për shkak të bulizmit.
Kjo është vajza ime me zemër të butë, që edhe pse është kaq keq, nuk dëshiron “t’i shkaktojë telashe askujt”. Kjo është vajza ime që nisi të mos hante fare, që e mirrte gjumi duke qarë dhe që ishte aq në ankth saqë zgjohej rreth 20 herë në orë natën.
 
 
 
Kjo është vajza ime të cilën shoqja më e afërt e ka abuzuar emocionalisht për aq gjatë, e ajo ka menduar se është diçka normale.
 
Kjo është vajza ime që ka qenë e shtruar në spital disa herë për shkak të ankthit.
 
Kjo është vajza ime të cilën e kanë injoruar në shkollë duke i thënë se po shpik gjëra.
 
Kjo është vajza ime me të cilën kanë bërë shaka në rrjete sociale prindërit e fëmijëve që e kanë keqtrajtuar.
 
Kjo është vajza ime problemin e të cilës kur e folëm me shkollën na thanë se “është thjesht punë fëmijësh”.
 
Kjo është vajza ime të cilën shkolla e zhgënjehu aq shumë sa u desht ta dërgonim në shkolla tjera.
 
Kjo është vajza ime e cila është një prej shumë fëmijëve që përballen me këtë dukuri.
 
Kjo është vajza ime historia e të cilës po manipulohet nga vetë njerëzit që duhet ta mbrojnë atë në shkollë kur është nën kujdesin e tyre.
 
Kjo është vajza ime që nuk do e njejta t’i ndodhë askujt tjetër.
 
Unë po e ndaj historinë e vajzës sime, por të këtilla ka shumë!
 
 
Carrie Golledge nga Dr. Ismail Lutolli
XS
SM
MD
LG