Pamukkale, perla e bardhë e Turqisë që nuk pushon së tërhequri turistë
Formuar nga depozitat natyrore të karbonatit të kalciumit nga ujërat termale, travertinet e Pamukkales ofrojnë një pamje unike, duke e futur atë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pamukkale, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Turqi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me tarract e saj të bardha prej travertini dhe ujërat termale.
Formuar nga depozitat natyrore të karbonatit të kalciumit nga ujërat termale, travertinet e Pamukkales ofrojnë një pamje unike, duke e futur atë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Vizitorët kanë mundësinë të ecin këmbëzbathur mbi tarracat e bardha dhe të shijojnë pishinat natyrore me ujë të ngrohtë.
Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit në Denizli, numri i vizitorëve në Pamukkale ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit, ndërsa ka pritur mbi 37 milionë vizitorë që nga viti 2000, kur numri i vizitorëve filloi të regjistrohej rregullisht.
Pamukkale, që në turqishte do të thotë "kështjella e pambukut", ofron jo vetëm bukuri natyrore, por edhe mundësi për të vizituar qytetin antik Hierapolis, që ndodhet në të njëjtën zonë.