Shndërrimi i pemëve në ujë, projekti kulturor i indigjenve të Andeve, i cili mbron ekosistemin nga ndryshimet klimaterike
Gjatë Festivalit Quenua Ryami, komunitetet indigjene në rajonin Cusco të Perusë mbjellin dhjetëra mijëra fidanë quenua në ditë në shpatet e pjerrëta të Andeve. Pemët Quenua janë me rritje të shpejtë, rezistente ndaj dimrave të ftohtë dhe mund të mbijetojnë në lartësitë deri në 4500 metra mbi nivelin e detit. Përveç përmirësimit klimaterik dhe parandalimit të erozionit, ajo që i bën këto pemë kaq të paçmueshme është aftësia e tyre për të ruajtur dhe filtruar ujin që ushqen burimet dhe moçalishtet në rrjedhën e poshtme. Ndërsa ndryshimet klimatike çrregullojnë sistemin e reshjeve në Ande, pemët po i ndihmojnë banorët dhe ekosistemet të bëhen më elastike, më të qëndrueshme.
Megjithëse ndryshimi i klimës është një sfidë relativisht e re, komunitetet indigjene e kanë kuptuar prej kohësh rëndësinë e menaxhimit të kujdesshëm të ujit në këtë peizazh të thyer. Inkasit zhvilluan një sistem të zgjuar qochas ose pellgje për të rregulluar furnizimin e tyre me ujë. Disa nga pellgjet janë projektuar për të kapur ujin gjatë sezonit të shkurtër të shirave për t'u përdorur në periudha të thata. Pellgje të tjera lejuan që uji të depërtonte ngadalë nëpër tokë, duke rimbushur akuiferët dhe duke e mbajtur të gjelbëruar bimësinë për bagëtinë.
Ky sistem tani po ringjallet për të plotësuar përpjekjet e komuniteteve për mbjelljen e pemëve. "Është një praktikë e bukur që kontribuon në ripyllëzimin e burimeve të maleve Cusco dhe siguron qasje në ujë për bujqësinë gjatë sezonit të thatë," thotë fotografi me bazë në Lima, Musuk Nolte, i cili po dokumenton përparimin e komuniteteve për sa i përket Farve të Ujit.
Ai shpreson që projekti i tij, i cili është në vazhdim, të shfaqë zgjidhje pozitive për çështjet e ujit dhe të përforcojë njohuritë e lashta të njerëzve indigjenë në luftën kundër ndryshimeve klimatike./Përkëthim nga imagine5.com