Lidhje


Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje/Po transportohej drejt Traumës ndërron jetë edhe djali 20 vjeçar i vinçierit

Ka shkuar në 2 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi në Lushnjë pasditen e sotme. Pas vinçierit, Landi Verçani, mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 20 vjeçar i cili po transportohej drejt Traumës. Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik. Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes. 

 

Dyshohej se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

 

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi Landi Veçani, vinçieri dhe djali i tij si dhe janë plagosur 7 shtetas mes tyre dhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.

 

Deputeti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Lushnjës dhe më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. 

 

Drejt Traumës shkuan dhe dy të tjerë mes tyre dhe djali i vinçierit i cili mësohet se humbi jetën disa orë më pas tek trauma. Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla./Nga reporttv

XS
SM
MD
LG