Shtëpia që prodhon lajm bëhet vet lajmi/Arrestohet brenda shtëpisë së BB vip konkurrenti
Nuk ka zgjatur as 24 ore qëndrimi Liam Osmanit, në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai hyri mbrëmë në spektakël, po është arrestuar brenda shtëpisë për shkak se ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.Policia bënë me dije se Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale bënë ndalimin 44 vjeçarit, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Realty Show.
Liam Osmani rezulton i dënuar me një vendim të dhënë në 23 shkurt të viti 2022, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, në vlerë rreth 6 mijë euro, thonë burime për Report Tv, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi". Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse"- njofton policia.
Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Report tv