Në Shkup u bë hapja e organizatës "Horizonte të Ndritshme"
Sot me datë 08.03.2024 në ambjentet e qendres kulturore Yunus Emre u zhvillua hapja solemne e organizatës “Horizonte të Ndritshme”. Ky event vijoi me fjalime përshëndetëse hapëse të kryetarit Hamzi Ibraimi dhe me panelin nën temen “Edukimi për qëndrueshmëri, të rinjtë si ndërtues të së ardhmes” e moderuar nga Amela Klimenta.
Pjesë e këtij paneli u bënë z.Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe i Shkencës i cili foli më gjërë për arsimimin në vend duke dhënë një pasqyrë më të qartë për trajtimin e problematikave të arsimit.
Znj. Fatime Ziberi, psikologe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik e cila foli për aspektin social të edukimit, konfliktet dhe socializimin e nxënësve dhe studentëve në institucionet arsimore.
Z. Naser Miftari profesor në gjimnazin Zef Lush Marku i cili foli rreth digjitalizimit dhe mësimdhënësve, sfidat që i paraprijnë mësuesve dhe profesorave zhvillimet e reja të teknologjisë.
Takimi më tej përfundoi me ndarjen e dhuratave dhe çertifikatave pjesëmarrëse.
https://www.facebook.com/share/p/wWWTbkMTYkdYJQrM/?mibextid=Nif5oz