Lidhje


Meksiko City në kaos, protestat shqetësojnë FIFA-n

Pak më shumë se 24 orë përpara startit të Botërorit “FIFA2026”, Meksiko City, qyteti që do të mirëpres sfidën hapëse, Meksikë-Afrika e Jugut, është i përfshirë nga kaosi.

 


Policia meksikane ndërhyri për të bllokuar mijëra mësues nga Koordinimi Kombëtar i Punonjësve të Arsimit që kishin nisur një marshim drejt stadiumit Azteca.

 

Qeveria meksikane kërkon të parandalojë protestat e sindikatave për rritje të pagave, protesta që mund të ndikojnë në ceremoninë hapëse të Botërorit.

 

Policia lokale vendosi blloqe betoni për të parandaluar marshimin e protestuesve drejt stadiumit.

 


Mediat lokale shkruajnë se qeveria po mban kanale të hapura dialogu në përpjekje për të gjetur një marrëveshje me protestues

XS
SM
MD
LG