Në fshatin Zhamë të Lushnjës shpërndahen ndihma ushqimore.
Në kuadër të afrimit të Ramazanit dhe të nisjes së ditëve të solidaritetit human gjatë këtij muaji, aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në fshatin Zhamë, në Lushnjë.Mes interesit të madh të banorëve në zonë, për njerëz e familje në nevojë u shpërndanë të shtunën 200 pako me artikuj bazë ushqimorë. Realizimi i shpërndarjes së kësaj ndihme u bë i mundur me mbështetjen e organizatës humanitare IHH me qendër në Holandë.Ky ishte vetëm kontingjenti i parë i ndihmave ushqimore të mundësuara nga kjo organizatë. IHHNL do të kontribuojë me kontingjente të tjera të ndihmave ushqimore për shtresat në nevojë gjatë muajit të Ramazanit.
ALSAR ka një bashkëpunim të shtuar në Ramazan me partnerët ndërkombëtarë, me të cilët koordinohen shumë veprimtari humanitare./Alsar.al