Lidhje


Pakistan, mijëra persona kërkuan "përfundimin e gjenocidit të Izraelit në Gaza"

Mijëra persona në Pakistan protestuan për të treguar mbështetjen e tyre për Gazën e pushtuar dhe për të kërkuar "përfundimin e menjëhershëm të gjenocidit të Izraelit", transmeton Anadolu. Me thirrjen e partisë Jamaat-e-Islami, mijëra persona kryesisht në kryeqytetin Islamabad dhe Karachi mbajtën protesta në mbështetje të Palestinës. Në Islamabad mijëra protestues u mblodhën me flamuj palestinezë në duar në Bulevardin D-Chowk në një largësi rreth 200 metra nga parlamenti. Protestuesit bërë thirrje për "përfundimin e menjëhershëm të gjenocidit" të Izraelit në Gaza dhe brohoritën me slogane në mbështetje për Palestinën.

 

Mijëra protestues përfshirë gra dhe fëmijë në Karachi, dënuan sulmet e Izraelit dhe treguan mbështetjen e tyre duke brohoritur me sloganet "Jepni fund gjenocidit në Gaza" dhe "Jemi këtu për Gazën".

 

Duke bërë thirrje për shpalljen e armëpushimit urgjent në Gaza, protestuesit theksuan nevojën për krijimin e një korridori humanitar për dërgimin e ndihmave në rajonin e rrethuar.

 

Lideri i Partisë Jamaat-e-Islami, Siraj-ul Haq duke dënuar ndihmat e kryera nga SHBA për Izraelin tha se në xhumanë e fundit të Ramazanit do të marshojnë drejt ambasadës së SHBA-së në Islamabad./Nga AA

XS
SM
MD
LG