Lidhje


Dëmtoi shenjat e trafikut, arrestohet një shtetas i Serbisë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Serbisë në Leposaviq pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut. “VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.” Në raportin ditor është bërë e ditur se me vendim të gjyqtares i dyshuari është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.

 

Shenjat e trafikut në veri janë dëmtuar, pasi që ato u zëvendësuan në gjuhën shqipe.

 

Lidhur me këtë vendim, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se si Ministri kanë marrë përsipër që në gjithë territorin e Kosovës të hiqen të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë të shënuara në çirilicë.

 

Aliu ka thënë se ato do të zëvendësohen me shenja zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës/ botaelajmeve.info

XS
SM
MD
LG