Biznesi largohet nga "Raiffeisen Bank": Morën para nga llogaritë e mia edhe pse jo aktive!
TIRANE - Nje biznes i vogel me aktivitet ne Tirane njoftoi se ka vendosur pas disa muajsh monitorim, te mbylle perfundimisht llogarite e aktivitetit ne Raiffeisen Bank.Ky vendim, sipas biznesit ne fjale vjen si pasoje e radheve qe gjen vazhdimisht ne sportelet e sherbimit, komisioneve dhe tarifave te larta dhe vecanerisht pervetesimit te shumave nga banka ne nje menyre qe i konsideron te padrejte. Perfaqesues te subjektit ne fjale thane se muajt e fundit, llogarite u jane bere jo aktive ne Raiffeisen Bank ne leke dhe ne euro, pa asnje lajmerim.
Por pavaresisht berjes se llogarive jo aktive, ku biznesi nuk mund ti perdore edhe pagesa apo procese pune qe jane ne vazhdim, banka Raiffeisen vazhdon ti terheqe para nga llogaria ne formen e tarifave dhe komisioneve.
Biznesi lajmeroi se pasi eshte vene ne dijeni te gjendjes me minus ne leke, ka hyre permes platformes online per te transferuar para ne ate llogari, me qellim krijimin e gjendjes pozitive qe te mos rezultonte me minus.
Sistemi e ka njoftuar se nuk mund te transferoje para ne ate llogari pasi ajo eshte jo aktive!.I vene ne dijeni te ketij fakti, perfaqesuesi i biznesit, thote se ka telefonuar ne numrin e sherbimit te Raiffeisen Bank dhe ka kerkuar informacion per situaten.
Pergjigja arrogante e punonjeses, ne telefonaten e kryer diten e sotme me 19 mars 2024, ne ora 14.17 ka qene se llogarite jane bere jo aktive per shkak se nuk kane perdorur per 6 muaj.
Perfaqesusi i biznesit ka shpjeguar se llogarite perdoren prej tij ne varesi te klienteve dhe bankave ku kryhen pagesat e klienteve dhe ka pyetur se perse eshte mbajtur komision duke konsumuar gjendjen e parave e madje duke e kaluar ate ne minus, nderkohe qe llogaria eshte bere jo aktive.
Pergjigja e punonjeses ka qene se perfaqesuesi i biznesit duhet te paraqitet ne dege dhe se komisionet mbahen nga banka edhe pse llogaria eshte jo aktive!
Perfaqesuesi i biznesit ne fjale dergoi foton e sistemit, ku evidentohet se mbajtja e fundit nga llogaria e tij ne leke eshte bere me 29 shkurt 2024 ne shumen 350 leke si komision llogarie.
Ai e ka njoftuar perfaqesuesen e bankes per kete fakt, nderkohe qe ajo i ka kerkuar te paraqitet ne dege.
Perfaqesuesi i biznesit, tha se ka vendosur te paraqitet me qellim mbylljen e llogarive ne Raiffeisen Bank duke transferuar aktivitetin e tij ne bankat tjera per shkak te kesaj pervoje teper negative dhe perfituese.
Denoncuesi thekson se nje eksperience te tille nuk e ka pasur me asnje nga bankat e nivelit te dyte ne vend edhe pse ne to ka llogari biznesi dhe kryen transaksione per shkak te punes prej 20 vjetesh./ lajmifundit.al