Lidhje


Ukraina mohon akuzat ndaj saj lidhur me sulmin terrorist në Moskë

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka “asnjë lidhje më të vogël” me sulmin terrorist të mbrëmshëm në kryeqytetin rus Moskë, transmeton Anadolu.“Çdo përpjekje për të lidhur Ukrainën me sulmin terrorist është absolutisht e paqëndrueshme. Ukraina nuk ka as lidhjen më të vogël me këtë incident”, shkroi Podolyak në platformën sociale X. Podolyak tha se Ukraina do të zgjidhë problemin e agresionit të Rusisë në fushën e betejës.

 

“Versionet shërbimeve speciale ruse në lidhje me Ukrainën janë absolutisht të paqëndrueshme dhe absurde. Ne prisnim versionin e zyrtarë rusë për “gjurmën ukrainase” në sulmin terrorist në sallën Crocus City. Primitivizimi dhe parashikueshmëria janë karakteristika ideale të shërbimeve ruse të sigurisë. Edhe një herë, FSB-ja konfirmon këtë, por është ende e nevojshme të theksohen edhe një herë faktet”, tha Podolyak.

 

Më tej, ai tha se një grup i armatosur kaloi në një zonë të mbushur me njerëz në rajonin qendror të Moskës pa asnjë inspektim dhe për 1.5 orë grupi qëlloi njerëzit dhe forcat ruse të ligjit nuk ndërhynë.

 

Podolyak deklaroi se grupi terrorist u largua nga ndërtesa me qetësi, duke theksuar se, “Të dhënat paraprake dhe deklaratat e dëshmitarëve japin portrete të sulmuesve dhe i lidhin mjaft qartë me radikalët islamikë. Të kërkuarit po lëvizin drejt pikave kufitare të bllokuara ku ka luftime aktive dhe ku çdo metër është i mbushur me forcat ruse të sigurisë në mënyrë që të bëjnë një kalim të dukshëm dhe demonstrues”.

 

Të premten vonë, persona të armatosur hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të koncertit, duke vrarë të paktën 115 persona dhe duke plagosur rreth 145 të tjerë. Sulmi ndodhi teksa rok grupi Picnic po përgatitej për të performuar në sallën Crocus City në perëndim të Moskës.

 

Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), lidhur me sulmin autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona, duke përfshirë katër pjesëmarrës drejtpërdrejt në sulm./Nga AA

XS
SM
MD
LG