Lidhje


Lindur dhe rritur në Angli, 13-vjeçarja fal namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Çdo ‘Bajram’ vjen në atdhe

Është lindur dhe rritur në Angli, dhe udhëton çdo vit për të festuar festën e Fitër Bajramit në Shqipëri. Rejana Kaziu është vetëm 13 vjeç dhe jeton së bashku me familjen në Londër, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure e gjetëm në sheshin ‘Skënderbej’ duke falur namazin e Fitër Bajramit. Ajo prej dy vitesh agjëron 30 ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe vjen nga një familje e devotshme myslimane.

 

Edhe vogëlushen Amela Zika e gjejmë në shesh së bashku me gjyshin e saj duke falur namazin, dhe agjëron prej dy vitesh.“Kam 2 vite që agjëroj dhe jam 9 vjeç. Kanë qenë ditë të lumtura dhe nuk kanë qenë të vëshira për mua. Agjërova edhe vitin e kaluar”, tregon ajo për Report Tv.

 

30 ditë agjërim, lutje dhe sakrificë besimtarët myslimanë kremtuan festën më të madhe të tyre, Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Skëndërbej”

 

Fëmijë, gra e burra nga të gjitha grupmoshat u bënë bashkë në faljen e namazit në orën 06:55 minuta, nën drejtimin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

 

Mesazhi i kreut të KMSH shkoi për më shumë dashuri e begati në familjet shqiptare, ndërsa nuk kurseu as thirrjet ndaj të rinjve që mos ta braktisin vendin. “U bëj thirrje të rinjve, mos e braktisni vendin tonë. Rezistoni përballë çdo vështirësie. Prindërit, shoqëria, Shqipëri ka nevojë jetike për ju. Qëndroni në vendin tuaj dhe punoni për ta bërë atë më të mirë dhe më të begatë”.

 

Edhe qytetarët e fëmijët shprehin urimet për shqiptarët nëpërmjet Report TV. “Gëzuar Fitër Bajramin. Uroj më shumë paqe, dashuri dhe shëndet për të gjithë” Gëzuar Bajramin të gjithë Gëzuar Bajramin të gjithë! Shëndet e lumturi Gëzuar Bajramin”, urojnë qytetarët.

 

Urimet nuk munguan as nga radhët e politikës në festën e Fitër Bajramit.

 

Nga /ReportTv.al

XS
SM
MD
LG