Lidhje


Vetvrasja në moshat e shtyra fenomen shqetësues/71-vjeçari i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasditen e djeshme, teksa dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan i Vogël. “Mbasditen e sotme, shtetasi N. N., 71 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor”, njofton policia. Janë bërë disa raste në vendin tonë ku të moshuar i japin fund jetës së tyre ndoshta për shkak të vetmisë, depresionit, varfërisë e cila po penalizon shtresën më të dobët të shoqërisë sonë. 

 

Zakonisht shqiptarët janë shquar për aspektin tradicional të mardhënieve shoqërore, kështu edhe në momente të vështra , momente ku shteti nuk garanton dot drejtësinë sociale por stimulon favorizmat oligarke, shqiptarët i kanë ndihmuar familjes dhe farefisit. Qoftë në nivel ekonomik apo emocional. Por duket se kjo mardhënie është fragmentizuar në këtë kohë globaliste, aq më tepër në vende si ai i yni ku emigrimi i popullsisë dhe largimi i njerëzve ka krijuar boshllëqe dhe shqetësime tek pjesa më e vuajtur e shoqërisë tonë.

 

Edhe pse nuk mundet ti përcaktojmë arsyet e vërteta të këtij akti, shohim përditë dëshpërim, pamundësi, lënie pas dore në fytyrat e kësaj shtrese e cila i vuan më së tepërmi dritë hijet e ndryshimit të kohëve dhe traditave. Ky nuk është rasti i vetëm por i disajti në brenda pak viteve, kjo tregon për një trend në rritje dhe për probleme të cilat trazojnë të brendëshmen në heshtje derisa shpërthejnë në akte ekstreme. Ajo që rekomandon tradita dhe feja jonë është se Zoti i vjen në ndihmë një populli i cili nga ana e tyre i vijnë në ndihmë të dobtëve dhe të varfërve prej tyre. Dhe ndoshta e kundërta me të kundërtën. Ndaj do të ishte e udhës ti kushtojmë rëndësi kësaj shtrese, si dhe atyre që vuajnë pasojat e një sistemi post komunist, pro kapitalist.

XS
SM
MD
LG