Lidhje


Dubai detyrohet të mohojë se modifikimi i motit dhe ‘mbjellja e reve’ shkaktuan përmbytjet masive që paralizuan qytetin

Zyrtarët që kontrollojnë operacionet e ‘mbjelljes së reve’ pranuan se kanë manipuluar motin disa herë gjatë javës në Dubai, shkruan rrjeti britanik The Sun. Prandaj autoritetet janë detyruar të mohojnë se përmbytjet e tmerrshme që paralizuan qytetin, janë shkaktuar nga operacionet famëkeqe të ‘mbjelljes së reve’ me avionë. Mesatarja e një viti reshje, ra për 24 orë në qytet duke përmbytur rrugë, shkolla e dyqane. Aeroportet u mbytën dhe një person humbi jetën mes kaosit. Emiratet e Bashkuara Arabe janë mbështetur prej dekadash në fenomenin gjeo-inxhinierik të mbjelljes së reve me substanca kimike për stimulimin e reshjeve të shiut.

 

Procesi kryhet me teknika të ndryshme por kryesisht duke lëshuar kripëra e pluhura metalesh ne gjurme te gjata te bardha, për rritjen e reshjeve.

 

Por shirat vërshues që përmbytën Dubai bëjnë të ngrihen akuza se ata që kontrollojnë operacionet e kanë bërë qëllimisht katastrofën, shkruan The Sun.

 

Të dhënat e fluturimeve të avionëve të gjurmuara nga rrjeti amerikan AP tregonin se avionët e projektit të mbjelljes së reve kishin fluturuar vazhdimisht duke përshkuar disa herë qiellin mbi qytet, para se të niste shiu.

 

Meteorologu vendas Ahmed Habib, thotë se disa avionë të specializuar për manipulimin e reve janë parë vazhdimisht mbi qytet ditët para përmbytjeve.

 

Agjencitë kanë pranuar se operacionet ishin kryer të dielën e të hënën, shkruan rrjeti Bloomberg.

 

Por zyrtari i agjencisë së projektit Omar AlYazeedi, mohonte operacionet para përmbytjeve.

 

Ai tha për rrjetin CNBC: “Një nga parimet e mbjelljes së reve është se operacionet duhet të nisin në fazat e fillestare te reve, pra nëse nis stuhia është tepër vonë për të kryer manipulimin e tyre”.

 

Operacione të tilla në EBA kanë nisur prej viteve 1990 me më shumë se 1,000 fluturime spërkatjeje në vit, sipas zyrtarëve vendas.

 

Kjo ndihmon në shtimin e masës së reshjeve në rreth 25 përqind në vit, për ta bërë klimën më të pëlqyeshme, sipas zyrtarëve.

 

Operacione të tilla kryen në të gjithë botën por ka një hezitim të pazakontë për të pranuar nga qeveritë.

 

Pamje dramatike shiheshin dje nga aeroporti dhe qendrat tregtare të Dubait të pushtuara nga uji, në përmbytjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë në vend.

 

Qeveria ndërkohë urdhëronte njerëzit të qëndronin në shtëpi teksa shkollat ishin dhe sot kryesisht të mbyllura në Dubai dhe punonjësit qeveritarë nxiteshin të punonin nga shtëpia. /TheSun/

XS
SM
MD
LG