Lidhje


Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike /Protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë Tiranë, reagon SHBA dhe BE

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.

 

Përmes një postimi në platformën X të ambasadës amerikane dënohen aktet e dhunës “gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës”, ndërsa u bëhet thirrje “aktorëve politikë të përgjegjshëm të refuzojnë çdo formë dhune”.

 

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

 

Në të njëjtën kohë me SHBA ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në faqen zyrtare në Facebook të të cilit thuhet se dënohet dhuna “gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë”.

 

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE./Nga EN

 

XS
SM
MD
LG