Prifti At Nikolla Xhufka paditet për fyerje nga vartësit e Janullatosit
Në datën 19 prill ora 10:30 u zhvillua seanca gjyqësore midis paditësit Nikolaos Pelivan Hyka (me titull Mitropolit i Fierit i emëruar nga kryepeshkopi Janullatos) dhe të paditurit në këtë proces gjyqësor, At Nikolla Xhufka prifti ortodoks shqiptar i Elbasanit. Nikolaos Hyka i përfaqësuar nga avokat Sokol Mengjesi paditi At Nikollën i cili nga ana e tij ishte i përfaqësuar nga avokat Margarita Kola, me akuzën e fyerjes dhe shpifjes. Në gjyq u paraqit përfaqësuesi ligjor i Nikolaos Hyka, z.Sokol Mengjesi dhe gjithashtu At Nikolla Xhufka. Në gjygj u kërkua nëse dy klerikët mund të pajtoheshin dhe ta mbyllin këtu gjyqin por At Nikolla Xhufka nuk pranoi dhe këmbenguli që gjyqi të vazhdojë . Pavarsisht se ligji e parashikon që paditësi duhet të jetë prezent, çuditërisht Nikollaos Hyka nuk u paraqit në këtë proces gjyqësor të cilin vet ai e kishte iniciuar.
Nuk është hera e parë që at Nikolla akuzohet nga qarqet greke të cilat kanë uzurpuar ortodoksinë shqiptare, akuzat e pretenduara ndaj At Nikollës kanë të bëjnë me faktin se në emisionin 360 gradë, paska thenë që në disa manastire në Shqipëri prodhohet kanabis! Ndërsa në protestën për Palestinën paska fyer klerikët! Akuza këto po aq absurde sa edhe vet ky skenar i porositur nga qarqe shoviniste, anti kombëtare të cilat nuk synojnë vetëm At Nikollën por vet kauzën kombëtare. Shqipëria bëhet me patriotë të vërtetë sikurse është edhe At Nikolla.
Në foton e mëposhtme: Nikolas (Pelivan) Hyka me veladonin e priftit