Lidhje


Trupi i prodhonte alkool, shoferi lirohet nga akuza se drejtonte makinën i dehur

Një burrë belg u lirua nga akuza për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur të hënën e shkuar, sepse ai vuan nga sindroma e auto-birrarisë (ABS), një gjendje e rrallë ku trupi prodhon alkool , tha avokati i tij.

 
Anse Ghesquiere i tha Reuters se në “një rastësi tjetër fatkeqe” klienti i saj punon në një fabrikë birre, por tre mjekë që e ekzaminuan në mënyrë të pavarur konfirmuan se ai vuante nga ABS.
 

Gjykata e policisë së Bruges, e cila e liroi të pafajshmin, nuk iu përgjigj menjëherë një emaili nga Reuters.

 

Lisa Florin, biologe klinike në spitalin belg AZ Sint-Lucas, shpjegoi se njerëzit me këtë gjendje prodhojnë të njëjtin lloj alkooli si ai në pijet alkoolike, por që në përgjithësi i ndjejnë më pak efektet e tij.

 

Ajo shtoi se njerëzit nuk lindin me ABS, por mund ta marrin atë kur tashmë vuajnë nga një sëmundje tjetër e lidhur me zorrët./Nga EN

 
XS
SM
MD
LG