Edi Rama i “pret kokën” Erion Veliajt në FOTON me Ali Ahmetin
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti u shpall ditën e sotme “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Tiranës. Këtë aktivitet, kryebashkiaku Erion Veliaj e shfrytëzoi për të afruar në godinën e korrupsionit kryeministrin Edi Rama dhe për t’iu përcjellë mesazhin prokurorëve të SPAK dhe opinionit publik se e ka ende mbështetjen e tij. Por, duket e se e vërteta është krejt ndryshe dhe këtë gjë e ka zbuluar postimi i fundit i kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një foto të vetme nga ky aktivitet, ku shfaqet jashtë godinës së Bashkisë me Ali Ahmetin dhe me disa persona të tjerë.
Në foton origjinale, i pozicionuar në cep është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, por Rama në foton e publikuar në rrjet ka zgjedhur ta presë këtë të fundit, duke mos e shfaqur në profilin e tij.
Ky veprim tregon shumë për situatën mes Ramës dhe Veliaj, ku raportohet se është e tensionuar dhe ka qenë Rama, ai i cili ia ka lëshuar kryebashkiakun e Tiranës SPAK-ut për ta marrë në pyetje./Nga boldnews.al