Lidhje


Presidentja e re u betua për “Maqedoninë”, reagon ashpër Athina: U shkel marrëveshja e Ohrit

Greqia ka reaguar në lidhje me faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, i është referuar vendit të saj në ceremoninë e betimit, si “Maqedoni”.Një deklaratë e dalë nga Ministria e Jashtme greke pretendon se deklarata e presidentes ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, ku thuhet se emri i këtij shteti do të jetë: Maqedoni e Veriut.Ministria thekson se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

 

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit përmendej “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj “Maqedoni”.

 

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

 

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit” – thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Greqisë. /LAPSI.al

XS
SM
MD
LG