Lidhje


"Rast i rallë", rrëzoi vetingun/ Antoneta Sevdari rikthehet në Prokurorinë e Tiranës

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019.Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vetingut.Me vendimin e KPA të premten e 10 majit, në Ditën e Drejtësisë, procesi i vetingut mori një nga goditjet më të rënda që prej nisjes së Reformës në Drejtësi.

 

Gjykata e Starsburgut gjeti shkelje të të drejtve të njeriut në vetingun e prokurores Antoneta Sevdari, duke detyruar institucionet shqiptare të rishikojnë këtë vendim.

 

 

Jo vetëm Sevdari, por një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarësh kanë kundërshtuar në Strasburg largimin e tyre nga drejtësia si të paligjshëm.

 

 

Vendimi ndaj Sevdarit ishte i pari i këtij lloj ku Strasburgu u shpreh dhe vendimi i tij për rihapje të procesit të vettingut, i dha të drejtë në vlerësimin për herë të dytë në KPA, institucion që e kishte shkarkuar pas ankimimit të Komisionerit Publik që kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë prokuroren./Lapsi

XS
SM
MD
LG