Lidhje


Policit të arrestuar në Fier, në banesë i gjejnë doza me kokainë, hashash e peshore

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e Lorenc Gropës me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier I cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

 

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë

 

/Shqiptarja.com

XS
SM
MD
LG