Lidhje


Mexhlis dhe organizatat e shoqërisë civile kallzojnë në SPAK kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Një kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë Speciale, SPAK, paraditen e sotme nga disa shoqata të cilat janë pjesë e shoqërisë civile. Kallëzimi bëhet ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili me mos veprimin e tij ka lejuar një akt të turpshëm në një institucion shtetëror, në shkelje me ligjet e republikës së Shqipërisë për mbrojtjen e familjes. Bëhet fjalë për një martesë të tipit homoseksual midis dy grave, të zhvilluar në kundërshtim me etikën dhe vullnetin e mbarë shoqërisë shqiptare, duke i shtuar kësaj edhe shkeljen e qartë të ligjit i cili i ndalon këto martesa aq më tepër në një vend që mirëmbahet me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

 

Kallëzimi penal bëhet nga shoqatat, “Mexhlis”, “Thirrja në Mirësi”, “Ensar” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”.

 

Objekti i kallëzimit është: "Shpërdorimi i detyrës dhe shkaktimi i dëmit shtetit dhe shtetasve, duke cenuar mbrojtjen e veçantë që i garanton Kushtetuta të miturve dhe familjes".

XS
SM
MD
LG