Lidhje


Bënin shkrime gjobëvënëse për krerët e policisë, ky është shefi i sektorit të AMP-së, gazetari dhe oficerja e arrestuar

Janë publikuar fotot e tre të arrestuarve të ditës së sotme nga policia, për shkak të publikimit të të dhënave të rreme në lidhje me zyrtarë policor.Mësohet se shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

 

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

 

Sipas verifikime informacionet i jepte 39-vjeçari Selimi e ndërsa shkrimet bëheshin për drejtuesit e policisë.

 

Nga verifikimi ka rezultuar se disa shkrime për denigrim imazhi ishin bërë për drejtorin e përgjithshëm Muhamet Rrumbullakun, drejtorin e rendit Rebani Jaupin si dhe pre disa drejtues të tjerë.

 

 Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.
 

Ende policia nuk e ka saktësuar nëse kjo skeme bëhej për gjobëvënës apo kishte qëllime të tjera./oranews,pamfleti

 

XS
SM
MD
LG