Krerët e policisë kallëzim ish kolegut të tyre Kushtrim Selimi: Ka shpifur ndaj nesh me qëllim denigrimin e imazhit
Muhamet Rrumbullaku, Rebani Japui dhe Neritan Nallbati janë tre drejtuesit që një ditë më parë kanë kallëzuar në polici ish punonjësin e AMP Kushtim Selimi për denigrim imazh dhe shpifje.Kjo pasi AMP dhe prokuroria e Tiranës zbuloi skemën qe punonjësi i Selimi bënte bashkë me kolegen Omeri dhe më një gazetar që admironte një portal.
Gazetari Edison Vatnikaj mëson se web janë evidentuar disa shkrime që flitet për drejtorin e përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, atë të rendit Rebani Jaupi dhe drejtorin e policisë kriminale që flitet për informacione fake duke i lidhur atë më veprime apo grupe kriminale për të cilën nuk është vërtetuar asgjë.
Tashmë ish polici Selimi ka 4 kallëzime ndaj tij në prokurori për të cilët organi i akuzës ka nisur hetimet.
Selimi dyshohet se këto veprime i bënte për shkak të inateve që kishte me drejtuesit por edhe për shkak të një hetimi administrativ qe kishte nisur ndaj tij.
Deri më tani ai nuk është kapur nga policia e ndërsa vijon operacioni për arrestimin e tij./oranews