Fëmijët pikturojnë për Palestinën
'Fëmijët pikturojnë për Palestinën', u quajt aktiviteti i sotëm i mbajtur 'në zemër' të Tiranës.
Sot në sheshin Skënderbej, me rastin e 1 qershorit, u mbajt një tubim simbolik për fëmijët e Gazës, tubim i cili u organizua dhe u mbështet nga një sërë njerëzish dhe shoqatash, sikurse prej tyre ishte edhe Mexhlis.
Tubimi simbolik vjen në vazhdën e shumë manifestimeve dhe tubimeve që shoqëria civile organizon në mbështetje të popullsisë palestineze. Popullsi e cila po vuan një gjenocid të jashtëzakonshëm i cili ka tejkaluar çdo konventë dhe ligj ndërkombëtar, duke sjellë vdekjen e më se 15 mij fëmijëve.
Në këtë manifestim simbolik u shpërndan varëse me simbolin kombëtar palestinez, ndërsa vet fëmijët vizatuan simbole dhe shkrime të ndryshme të cilat janë një lloj solidarizimi me popullin e vuajtur palestinez dhe me fëmijët e Gazës nga fëmijët e Shqipërisë.