Lidhje


Kina kërkon ekspansion hënor/Ulet anija e dytë kozmike në Hënë

Kina ka ulur me sukses një anije pa ekuipazh në anën e largët të Hënës, një vend i paeksploruar që pothuajse askush nuk përpiqet të shkojë. Anija ‘Chang’e 6’ u ulë në Polin e Jugut-Aitken në orën 06:23 me orën e Pekinit të dielën në mëngjes (2 qershor), tha Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA).

 

Anija është nisur më 3 maj, ndërsa misioni synon të mbledhë gurë të çmuar, diçka që ndodh për herë të parë në histori.Sonda mund të nxjerrë disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Hënës nga një krater i madh në Polin e saj Jugor.

 

Kina është i vetmi vend që e ka arritur këtë sukses edhe më parë, duke zbritur anijen ‘Chang’e-4’ në 2019.

 

Pas nisjes nga Qendra e Nisjes Hapësinore Ëenchang, anija kozmike Chang’e 6 kishte qëndruar në orbitën e Hënës në pritje të uljes.

 

Gjatë zbritjes, një sistem autonom vizual i shmangies së pengesave u përdor për të zbuluar automatikisht pengesat, me një kamerë me dritë të dukshme që zgjedh një zonë uljeje të sigurt bazuar në shkëlqimin dhe errësirën e sipërfaqes hënore, citohet të ketë thënë CNSA nga Xinhua shtetërore.

 

Media shtetërore kineze e përshkroi uljen e suksesshme si një “moment historik”.

 

Transmetuesi shtetëror tha se “duartrokitjet shpërthyen në Qendrën e Kontrollit të Fluturimeve Hapësinore të Pekinit” kur anija e uljes Chang’e u ulë në Hënë herët në mëngjesin e së dielës. “Të gjithë janë shumë të emocionuar që mund t’i hedhim një sy këtyre shkëmbinjve që askush nuk i ka parë më parë,” shpjegon profesori John Pernet-Fisher, i specializuar në gjeologjinë hënore në Universitetin e Mançesterit.

 

Shumica e shkëmbinjve të mbledhur deri më tani janë vullkanikë, të ngjashëm me atë që mund të gjejmë në Islandë ose Haëaii.

 

Misioni synon që të mbledhë rreth 2 kg (4.4 lb) material, ndërsa nëse misioni ka sukses, anija do të kthehet në Tokë me mostrat e çmuara. Materiali do të ruhet në kushte të veçanta për ta mbajtur atë sa më të pastër.

 

Shkencëtarëve në Kinë do t’u jepet shansi i parë për të analizuar shkëmbinjtë, ndërsa kjo është hera e dytë që Kina nis një mision për të mbledhur mostra nga Hëna.

 

Kina po planifikon tre misione të tjera pa ekuipazh këtë dekadë./Opinion

XS
SM
MD
LG