Pritën vdekjen të përqafuar para se t’i rrëmbente lumi, momenti dramatik i 3 miqëve në Itali
Një video tronditëse vjen nga Italia që tregon përqafimin e fundit të 3 miqve përpara se t’i rrëmbente vërshimi i ujit të lumit si pasojë e përmbytjeve.
Patricia Kormos 20 vjeç, shoqja e saj Bianca Doros 23 vjeç dhe Christian Molnar 25 vjeç kishin dalë për një shëtitje në brigjet e lumit Natisone në Udine në veri të Italisë.
Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, lumi u fry në mënyrë të papritur dhe ujërat vërshuan me shpejtësi duke shkaktuar përmbytje.
Të pafat dhe të gjendur në një situatë të vështirë, 3 të rinjtë e kuptuan fundin e hidhur. Në pamundësi për t’ju larguar vërshimeve për shkak se ishin bllokuar, vendosën të përqafojnë njëri-tjetrin.
Paralelisht po zhvillohej edhe operacioni për shpëtimin e tyre. Ekipi i shpëtimit nuk arriti që t’i nxirrte nga rreziku.“I pamë duke u zhdukur në ujërat e lumit. Ju hodhëm një litar, por u përpinë nga vërshimet e ujit. U zhdukën para syve tanë”, tha shefi i shërbimit zjarrfikës të Udine, Giorgio Basile.
Tre të rinjtë u panë për herë të fundit gjallë ditën e premte, kur dhe u zhdukën./boldnews