U zunë për matësin e ujit/ Autori qëllon me 9 plumba fqinjin e tij, momentet dramatike
Një kamera sigurie në Kosta Rika fiksoi momentin e vrasjes së një 53-vjeçari nga fqinji i tij pas një sherri për një matës uji të përbashkët. Autori i krimit është Eduardo Ramírez Zamora, nuk ka nguruar të qëllojë nëntë herë fqinjin e tij Otoniel Orozco Mendoza nga një distancë e shkurtër.Përleshja vdekjeprurëse me sa duket filloi me dy gra që u grindën për një sahat të përbashkët uji, sipas mediave lokale. Në një moment të shkrepjes, shfaqet Zamora, i cili ndonëse fillimisht duket se po përpiqet të largojë gruan e tij, më pas shfaq një armë me të cilën gjuan para se ta vendosë në bel.
Por tensioni u përshkallëzua shpejt. Fqinji i tij, Mendoza nisi ta godiste me grushte, kur Zamora iu kundërpërgjigj me armë. Siç shihet edhe në video, sulmuesi ka vazhduar të qëllojë viktimën e tij edhe kur ai ka rënë në tokë. Sipas fqinjëve të dy çifteve, grindjet mes tyre kishin nisur prej kohësh./ballkanweb