Skenar politik apo...? /Beleri zgjidhet eurodeputet, teksa flet babai: Triumfoi demokracia!
Babai i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Petro, ka folur në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbin, teksa djali i tij po shkon drejt fitores së mandatit të eurodeputetit, me partinë Demokracia e Re të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Greqi.
Petro tha se nuk po fiton djali i tij, por demokracia shqiptare dhe sipas tij, duhet të festojnë jo vetëm himariotët, por gjithë shqiptarët.
“Jam shumë i nuk fitoi djali im, por fitoi demokracia. Jo vetëm himariotët, por edhe shqiptarët do festojnë. Djali im është në burg, atë e ka drejtësia në dorë. Unë shpresat i kam që ai të dalë, nuk flas dot, s’kam fuqi”, tha Beleri.
Beleri sipas rezultateve të para renditet ndër tre kandidatët më të votuar për eurodeputetë, ku Demokracia e Re e Mitsotakis pritet të marrë 7 vende në Parlamentin Europian./EN