Lidhje


146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot janë bërë 146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
 
 
Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë e Bajraklisë të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.
 
 
Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke, andaj shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare.
 
Kryeministri Albin Kurti, do të marrë pjesë në tribunën e shënimit të kësaj dite në Prizren, në orën 11, ndërkaq në 12 ai do të marrë pjesë në manifestimin qendror të 146-vjetorit të kësaj Lidhjeje dhe të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës , në oborrin e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në përmbyllje të shënimit të 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare, Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit në orën 13./rtvbesa
XS
SM
MD
LG