Huthit pretendojnë se kanë goditur një anije që shkonte drejt Izraelit
Friday, 14 June 2024 00:37
Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen pretendojnë se kanë shënjestruar një anije që lundronte drejt Izraelit dhe se anija pësoi dëme të mëdha, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree deklaroi në fjalimin e tij televiziv se kanë sulmuar një anije në Detin e Kuq të quajtur "Tutor" që po shkonte drejt Izraelit.Duke thënë se anija është goditur nga mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe raketa balistike, Saree tha se anija është dëmtuar rëndë si pasojë e sulmit dhe mund të fundoset.
Saree deklaroi se anija u godit nga raketa dhe dronët me arsyetimin se shkeli vendimin për ndalimin e hyrjes në portet izraelite./AA