Lidhje


U zgjodh eurodeputet, Fredi Beleri flet nga burgu: Është meritë e Ramës

Në një intervistë telefonike nga burgu, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri tha për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se zgjedhja e tij si eurodeputet, është në një farë mënyre edhe meritë e kryeministrit Rama.

 

Beleri u shpreh se nëse nuk do ishte dënuar në Shqipëri, nuk do ishte bërë i njohur në Greqi dhe nuk do ishte zgjedhur eurodeputet, ndaj ndonëse pa dashur kryeministri Rama ka meritë në zgjedhjen e tij.

“Ishte një fitore e madhe e demokracisë, e dritës mbi errësirën, populli grek më nderoi. Mitsotakis bëri gjysmën e punë, gjysmën tjetër e bëri populli grek që më votoi. Nëse nuk do isha dënuar, duke kaluar 1 vit këtë peripeci nuk do isha bërë i njohur në Greqi dhe nuk do isha votuar. Nuk ishte qëllimi im, pa dashur Edi Rama ka ndihmuar”, tha Beleri./EN

XS
SM
MD
LG